KreuCelebrity

Rupert Murdoch fejohet në moshën 92-vjeçare

Rupert Murdoch fejohet në moshën 92-vjeçare
Rupert Murdoch, ish pronari i medias Amerikane Fox Neës dhe themeluesi i Sky Neës, është fejuar në moshën 92 vjeçare me të dashurën e tij ruse Elena Zhukova, një biologe molekulare me të cilën ka qënë në lidhje për disa muaj.

Sipas asaj që shkuajnë mediat amerikane, çifti pritet të martohet në qershor të këtij viti në Kaliforni, ndërsa janë dërguar edhe ftesat për miqtë dhe familjarët e tyre.

Kjo është fejesa e 6 e Murdoch, i cili u njoh me 67 vjeçaren Elena Zhukova menjëherë pasi u nda nga ish e fejuara e tij Ann Lesley Smith në muajin prill të vitit të shkuar.

Elena Zhukova ka qenë e martuar më parë me miliarderin rus të naftës Alexander Zhukov.

Sa i përket 92 vjecarit ai ka qenë i martuar më parë me Patricia Booker, Gazetaren Skoceze Anna Mann, aktoren amerikane Jerri Hall si dhe me sipermarresen kineze Wendi Deng.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF