KreuCelebrity

Sëmundja e Kate, shumë më e rëndë nga sa u njoftua në fillim?!

Sëmundja e Kate, shumë më e rëndë nga sa u njoftua

Britanikët janë gjithnjë e më të shqetësuar për situatën shëndetësore të Kate Middleton. Në rrjetet sociale ka pasur shumë pyetje lidhur me shëndetin e Princeshës së Uellsit pas operacionit abdominal të cilit iu nënshtrua disa javë më parë. Gjithnjë e më shumë njerëz janë bërë skeptikë në lidhje me sëmundjen e Kate Middleton dhe pyesin veten nëse gjendja e saj është shumë më e rëndë sesa është njoftuar zyrtarisht. Shqetësimet për shëndetin e Kate janë shtuar ditët e fundit pasi Princi William anuloi befas të martën e kaluar pjesëmarrjen e tij në një homazh për kumbarin e tij, Mbretin Konstantin të Greqisë, i cili vdiq në janarin e kaluar, për "arsye personale", njoftoi Kensington Palace, i cili nuk dha sqarime mbi vendimin, por tha vetëm se Princesha Catherine po rikuperohet nga operacioni abdominal. Kate pritet të rinisë detyrat e saj mbretërore para Pashkëve.

Sëmundja e Kate, shumë më e rëndë nga sa u njoftua

“Ne kemi qenë shumë të qartë që nga fillimi se Princesha e Uellsit do të kthehet pas Pashkëve dhe se Pallati Kensington do të ofrojë përditësime informacione vetëm kur të dalë diçka e rëndësishme”, thuhet në deklaratë, sipas People. Në fillim të kësaj jave, interneti shpërtheu me teori të çmendura, disa madhje edhe shqetësuese për shëndetin e Kate Middleton. Sipas deklaratës zyrtare të Shtëpisë Mbretërore, Kate është duke marrë veten në shtëpi në Windsor pas operacionit. Megjithatë, britanikët janë gjithnjë e më të shqetësuar për shëndetin e Kate, pasi Pallati nuk dha detaje të qarta për gjendjen e saj, siç ndodhi në rastin e mbretit Charles, i cili u diagnostikua me kancer.

Thashethemet se princesha mund të vuante në të vërtetë nga një sëmundje më e rëndë janë intensifikuar ditët e fundit, kështu që Pallati u ndje i detyruar të publikonte një përditësim jo bindës për shëndetin e Kate, duke thënë vetëm se ajo po shkon mirë. As kjo deklaratë e Pallatit nuk e zgjidhi problemin, pasi të gjithë ende po pyesin se çfarë po ndodh me princeshen, e cila prej gati një muaji nuk është shfaqur në publik. Ekspertët mbretërorë thonë se e vetmja mënyrë për të ndaluar këto thashetheme që kanë pushtuar rrjetet sociale është që Pallati të jetë i sinqertë për shëndetin e familjes mbretërore. Të gjitha këto spekulime dhe skandale në internet vetëm nxitin thashethemet dhe destabilizojnë monarkinë, vëren DailyMail. Arsyeja e dytë është se, duan apo nuk duan, Mbreti dhe familja e tij janë personazhe publike, të financuara nga paratë e taksapaguesve. Ajo që ndodh me ta nuk është private. Në vende të tjera, si Franca apo SHBA, gjendja shëndetësore e kreut të shtetit është çështje publike dhe lëshohen komunikata të detajuara. Njerëzit kanë të drejtë të dinë për shëndetin e kreut të shtetit të tyre. Por, sigurisht, anëtarët e familjes mbretërore mund ta kenë të vështirë të përshtaten, sepse gjërat dikur ishin shumë të ndryshme. Mbreti George VI, një duhanpirës i madh, dihej se ishte i sëmurë rëndë në vitet pas Luftës së Dytë Botërore, për shembull. Por se sa i sëmurë ishte dhe sa i avancuar ishte kanceri i tij, kjo u mbajt e fshehtë nga publiku derisa iu hoq një mushkëri. “Edhe pse Familja Mbretërore ankohet për thashethemet dhe spekulimet, ata për fat të keq i inkurajojnë ata duke dhënë informacion shumë të pjesshëm për çështjet shëndetësore. Mbreti ishte, të paktën, më i drejtpërdrejtë se William dhe Kate. Na treguan për trajtimin e tij për zmadhimin e prostatës dhe më pas na njoftuan se kishte kancer.”, thonë disa të intervistuar. Monarku është shfaqur në publik gjatë trajtimit, duke shprehur 'admirimin e tij të përjetshëm' për bamirësitë për kancerin, ndërsa Kate dhe William nuk patën një qasje të ngjashme, por preferuan të ruanin “misterin” në lidhje me problemet mjekësore.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF