Shakira është rikthyer në qendër të vëmendjes pas njoftimeve se qenka në lidhje me aktorin britanik Lucien Laviscount,31-vjeçar. Por romanca e saj e artistes ka ngjallur shqetësim tek miqtë e saj. Ata druhen se Lucien është lidhur me këngëtaren vetëm për famë.
Aktori apo i dashuri i ri i Shakirës ka qenë pjesëmarrës në klipin e kësaj të fundit të këngës Punteria, ku edhe dyshohet që nisi gjithçka. Burimet e brendshme kanë konfirmuar se ata janë bashkë, por nuk "duken shume te dashuruar’, gjë që ka lehtësuar miqtë e 47-vjeçares Shakira, të cilët thuhet se kanë frikë se ai do t’i thyejë zemrën.
Një burim tha për DailyMail se miqtë e saj janë të shqetësuar se aktori hyri në lidhje me Shakirën vetëm për famë.Tutje u aludua se aktori vetëm dëshiron që njerëzit ta dinë emrin e tij, duke qenë se ai ka qenë në lidhje me vajza më pak të famshme. Shakira thuhet se ende nuk e ka harruar ishin e saj, futbollistin Gerard Pique.



















