Festa e tre vjetorit të Vittoria-s, në një klub në Citylife, më 23 mars u mbyll mes një sherri të madh të prindërve të famshëm të vogëlushes. Sipas mediave italiane Chiara Ferragni dhe Fedez kanë patur një debat me tona të larta me njëri tjetrin dhe është dashur të ndërhyjë Tatiana, nëna e reperit që Fedez të largohej nga ambienti ku po zhvillohej festa. Disa ditë më parë çifti që janë në proces divorci festuan gjithashtu ditëlindjen e të birit Leone, por situata në atë festë ishte shumë më e qetë se ajo në ditëlindjen e vajzës Vittoria.
Sipas ‘Corriere della sera’ ka qenë Fedez ai që shfaqi në fillim një krizë nervore çka pasoi më pas në sherrin me ish-bashkëshorten Ferragni. Nëna e reperit është detyruar të përfshihet në debatin mes çiftit duke qortuar të birin me fjalët ‘Mjaft Fedez’. Menjëherë pas incidentit reperi është larguar i shoqëruar nga ndihmësi i tij. Së fundmi dyshja kanë hequr dorë nga ekspozimi i portreteve të fëmijëve dhe pothuajse në çdo postim me Vitton dhe Leon ata kujdesen që të vegjlit të jenë të paekspozuar në portret.