KreuCelebrity

"Sikur ka veshur batanije": Kritika për fustanin e Margot Robbie në SAG Awards!

"Sikur ka veshur batanije": Kritika për fustanin e Margot Robbie

Aktorja e njohur Margot Robbie mori pjesë në ndarjen e çmimeve të ‘Screen Actors Guild’ me një fustan mahnitës të frymëzuar nga roli i saj tek ‘Barbie’, por jo të gjithëve u pëlqeu. Ylli australian  mbërriti në ‘Shrine Auditorium’ në Los Anxhelos e veshur me një fustan të zi ‘Schiaparelli’ me pëlhurë rozë që mbështillej rreth shpatullave dhe belit të saj dhe shtrihej deri në tokë.

"Sikur ka veshur batanije": Kritika për fustanin e Margot Robbie

Dukej madhështore, por mjaft ndjekës pretenduan se në rrjetet sociale se kjo veshje  nuk i përshtatej Margot. Pse vazhdojnë t’ja bëjnë këtë asaj?” pyeti një fans, ndërsa një person i dytë shtoi: Ajo nuk duket rehat.

"Sikur ka veshur batanije": Kritika për fustanin e Margot Robbie

"Nuk mund ta besoj se po e them këtë, por kjo është ndoshta pamja më e keqe që kam parë ndonjëherë tek Margot” shkroi një tjetër. Ndërkohë shumë prej tyre ishin të mendimit se Margot dukej sikur kishte mbështjellë një batanije rreth fustanit.Margot u nominua për performancën e jashtëzakonshme nga një aktore femër në një rol kryesor për interpretimin e saj në ‘Barbie’, por humbi pasi çmimin e mori Lily Gladstone e filmit ‘Killers of the Flower Moon’.


Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF