KreuCelebrity

Taylor Swift akuzohet se ka kryer 'rituale satanike' në koncertet e saj!

Taylor Swift akuzohet se ka kryer 'rituale satanike' në koncertet

Shane Lynch, ish-këngëtari i grupit muzikor Boyzone, ka akuzuar Taylor Swift për kryerjen e ritualeve satanike në koncertet e saj. Këngëtari iu kthye krishterimit në fillim të këtij shekulli dhe në një intervistë të fundit për gazetën “Sunday World” (The Sunday World), ai ka sulmuar yllin e popit.

“Kur shikon shumë muzikantë, shumë nga performancat e tyre janë rituale satanike para 20 000 njerëzve, pa e kuptuar apo njohur”, tha Lynch. “Taylor Swift, një nga artistet më të mëdha në botë, nëse shikoni disa nga koncertet e saj, ajo bën dy, tre rituale të ndryshme demonike me pentagramë në tokë dhe të gjitha llojet e gjërave të tjera në skenë".

Taylor Swift akuzohet se ka kryer 'rituale satanike' në koncertet

Satanizmin, për shembull, Lynch e dallon në veshjen e kapuçëve dhe përdorimin e efekteve të zjarrit. "Por për shumë njerëz është thjesht art dhe kështu po e shohin njerëzit, për fat të keq".

Kujtojmë që Taylor Swift është në kulmin e saj, me suksesin e turneut të saj “Eras Tour” dhe albumet që janë në krye të top listave botërore.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF