KreuCelebrity

U arrestua brenda Big Brother, ja çfarë i tha policisë Liam Osmani!

U arrestua brenda Big Brother, ja çfarë i tha policisë Liam
Liam Osmani, i cili u arrestua brenda shtëpisë së ‘BBV3’, ka hyrë në Shqipëri para 10 ditësh nga Rinasi.

Momenti i arrestimit nuk është dhënë në transmetim “live”.

Liam rezulton i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg për mashtrim biletash në vlerë rreth 6 mijë euro. Para hetuesve, 44-vjeçari pretendon se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.

Kjo gjë duket më tepër si show mediatik nga ana e produksionit, për të rritur audiencën, pasi ngjarja në fjalë ka ndodhur para 5 vitesh. Por Prokuroria vendosi ‘të kujtohej’ tani për arrestimin e tij.

Mesa duket as produksioni nuk paska bërë asnjë kërkim paraprak për dëshmitë e tij të penalitetit para hyrjes në BBV, siç supozohet të bëjë për çdo konkurrent.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF