KreuCelebrity

“U lodh shumë”, Rihanna mori 6 milionë dollarë për të kënduar në dasmën e pasanikut Indian, por “bën minimumin"!

“U lodh shumë”, Rihanna mori 6 milionë dollarë

Fansat e Rihanna-s thanë se këngëtarja bëri minimumin e mundshëm në dasmën e djalit të njeriut më të pasur të Indisë, ku ishte ftuar të performonte kundrejt një pagese prej 6.3 milionë dollarësh për 90 minuta. Ndjekësit thonë se ajo mezi këndonte, nuk kishte zgjedhur këngët e veta më të mira dhe dukej gati e bezdisur. Pamjet e shpërndara përmes platformës X e tregonin 36 vjecaren në skenë gjatë festës treditore duke performuar në eventin ekstravagant, teksa ndjekësit besojnë se ajo nuk bëri më të mirën e saj aty.

“U lodh shumë”, Rihanna mori 6 milionë dollarë

Në një nga klipet ajo mund të shihej duke kënduar bashkëpunimin e saj mega-hit të vitit 2011 me Calvin Harris të titulluar “We Found Love”, dhe ajo shihej aty që mezi kërcente.

“U lodh shumë”, Rihanna mori 6 milionë dollarë

Manjatja e “Fenty” e realizoi koncertin privat në dasmën e Anant Ambanit dhe Radhika Merchant. Babai i Anant, Mukesh Ambani ka një pasuri neto prej 114 miliardë dollarësh (105 miliardë euro), shkruan DailyMail. Rihanna veshi një kostum ngjyre neoni me geta roze. Fustani kishte një të çarë deri në kofshë, teksa ajo tregonte këmbët e saj dhe këpucët e sheshta me thumba lëkure të zeza. Ajo e kompletoi pamjen me një gjerdan masiv ekstravagant, dhe me bizhuteri të ndryshme.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF