Legjenda gjermane Franz Beckenbauer, i konsideruar një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit të të gjitha kohërave, ndërroi jetë në moshën 78 vjecare, duke e zhytur botën e sportit në zi. Të afërmit e thanë se Beckenbauer vdiq qetësisht në gjumë.
Gjigandi i fushës së blertë fitoi Kupën e Botës si kapiten i Gjermanisë Perëndimore në 1974 dhe ngriti përsëri trofeun si trajner në 1990. Ish -mbrojtësi i famshëm luajti 582 herë për Bayern Munich, duke fituar vlerësimet më të larta si lojtar dhe si trajner. I mbiquajtur Der Kaiser, Beckenbauer si lojtar gjithashtu fitoi Kampionatin Europian në 1972, si dhe Topin e Artë. Në një deklaratë të familjes së tij për agjencinë gjermane të lajmeve DPA thuhej: “Me pikëllim të thellë njoftojmë se bashkëshorti im dhe babai ynë, Franz Beckenbauer, ndërroi jetë të qetë në gjumë dje, të dielën, i rrethuar nga familja e tij. "Ne kërkojmë që të na lejoni të pikëllohemi në heshtje dhe të frenoheni nga bërja e pyetjeve."
Duke luajtur si mesfushor, Beckenbauer iu vu perballe Sir Bobby Charlton në finalen e Kupës së Botës 1966, të cilën Anglia e fitoi 4-2, përpara se të kalonte në pozicionin e tij ikonik të mbrojtësit. Ai gjithashtu shënoi katër gola në Kupën e Botës 1966, kur ishte vetëm 20 vjeç, dhe fitoi çmimin për lojtarin më të mirë të ri të turneut. Beckenbauer vazhdoi të luajë 103 herë për Gjermaninë Perëndimore.
Ai është një nga vetëm tre njerëzit që kanë fituar Kupën e Botës edhe si lojtar edhe si trajner, së bashku me brazilianin Mário Zagallo dhe francezin Didier Deschamps.