KreuCelebrity

Veprimi i radhës i Chiara Ferragni që konfirmon ndarjen nga Fedez!

Veprimi i radhës i Chiara Ferragni që konfirmon ndarjen nga Fedez!

Chiara Ferragni dhe Fedez nuk kanë qenë kurrë kaq larg njëri-tjetrit. Nga paraqitjet në çift deri tek udhëtimet e ndara, ka shumë të dhëna sociale që tregojnë për një ndarje mes të dyve. Dhe faktet që tregojnë një gjë të tillë vazhdojnë.

Pasi postoi foton e dorës së majtë pa unaza në gisht dhe hoqi foton familjare nga Instagrami, duke zgjedhur një me vetëm fëmijët Leone dhe Vittoria, Chiara ka ndarë në rrjetin e saj social këngën "Ëhat Noë" nga Rihanna, duke theksuar disa vargje veçanërisht domethënëse për krizën aq shumë të aluduar mes tyre.

Veprimi i radhës i Chiara Ferragni që konfirmon ndarjen nga Fedez!

Fedez është e qartë se gjërat nuk shkojnë më si dikur, dhe shumë kanë parë në fjalë një referencë për krizën me të cilën po përballen.

Për më tepër, paraqitjet e tyre në çift tashmë janë bërë shumë të rralla: postimi i fundit në të cilin ata të dy shfaqen daton në dhjetor. “Jetojnë në shtëpi të ndara”, ka raportuar ditët e fundit media italiane “Dagospia”, duke nënvizuar gjithashtu se ata aktualisht i lidh vetëm dashuria për dy fëmijët e tyre, asgjë tjetër.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF