KreuCelebrity

Vesa Luma vjen me një koncert recital; “Pikë Vese”, më 11 shkurt!

Vesa Luma vjen me një koncert recital; “Pikë Vese”,

Këngëtarja aq shumë e dashur, Vesa Luma, do të vijë pranë publikut që aq shumë e do me një koncert recital. “Pikë Vese” quhet koncerti, i cili do të mbahet më 11 shkurt, në orën 19:00, në Teatrin e Operës dhe Baletit.

Vesa Luma vjen me një koncert recital; “Pikë Vese”,

Lajmin e bukur Vesa e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, ku shkruan,  “Të dashurit e mi.. mes shumë emocionesh të përziera, më në fund jam gati të ndaj me ju gjithë energjinë e akumuluar përmes një Koncerti recital rikthimi, pikërisht nga vendi ku nisi rrugëtimi im muzikor, ku u takuam 20 vjet më parë- në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë.

Të ju them si ndihem, nuk e di ende si ta përshkruaj sepse normalisht janë ndjenja të përziera..(shto faktin që nuk dua ta pranoj që kanë kaluar 20 vjet nga Ethet), por si fillim.. jam shumë falënderuese dhe shumë mirënjohëse Bashkisë së Tiranës, që i besoi ekipit tim këtë projekt që tashmë na vë para përgjegjësisë së madhe, që në datën 11 SHKURT, në ditën kur Tirana është shpallur Kryeqytet, ta festojmë me një koncert që do t’ju bëj të këndoni e kërceni, të qani e të qeshni.. këtë ua premtoj ????

Shumë shpejt do të ju njoftojmë për detajet e biletave.. por si fillim #savethedate!
Meziiii po pres!

“Pikë Vese”
11 SHKURT 2024 ,ora 19:00
Teatri i Operës dhe Baletit,
Tiranë ????”, ka shkruar Vesa në postimin e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma)

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF