Ndarja mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias mesa duket nuk po mbyllen në mënyrë paqësore. Së fundmi ka dalë një video aspak e këndshme ku Elia Zaharia shihet mes lotësh shihet t’i kërkojë llogari ish-partnerit e saj se si ka mundur të godas babin e saj, i cili siç shprehet ajo e ka mbajtur me bukë.
Si fillim u tha se Princ Leka ka bërë kallëzim pranë komisariatit nr 1, ku ka pretenduar se është dhunuar dhe kërcënuar nga ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia dhe babai i saj. Princi ka vizituar shtëpinë e tij ku jeton Elia me vajzën e tij, për ta takuar këtë të fundit. Sipas Princ Lekës, ai është përballur me babain e Elias, ku Gjergj Zaharia i cili e ka goditur me shkelma dhe e ka gjuajtur me një statujë.
Por në dëshinë e tij babai i Elias është shprehur se “ai është i moshuar dhe nuk qëndron dot në këmbë, kështu nuk ka mundësi që të dhunojë Princin e cili është 2 metra i gjatë”. Ai e akuzon Lekën se e ka dhunuar dhe e ka fyer me fjalë të rënda.
“Princi ishte i dhunshëm ndaj meje dhe më ka folur me një gjuhë të ashpër. Nuk e kam dhunuar, vetëm jam mbrojtur. Unë jam 70 e ca kusur vjeç dhe nuk qëndroj dot në këmbët e mia, jo më të godas me shkelma princin që është 2 metra i gjatë”, ka thënë Gjergj Zaharia.