Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja në Shënavlash: Vec vajzës 19-vjeçare, jane arrestuar edhe dy vëllezërit e saj. Mësohet se në qesen ku ishte mbështjelle trupi i 50-vjeçarit, janë gjetur gjurmë gishtash të djalit 25-vjeçar, Hysen Meta. Krimi duket u krye nga fëmijët, të cilët më pas fshehën edhe ngjarjen dhe provat.
Më herët, 19-vjeçarja Hygerta Meta mori përsipër krimin e rëndë duke thënë se kishte qenë ajo që kishte qëlluar 4 herë me armë zjarri mbi babain e saj disa ditë më parë, për shkak se 50-vjeçari Pëllumb Meta donte ta martonte me mblesëri.
Ajo tha se nuk ishte penduar për krimin, ndërsa rrëfeu vendin ku ishte groposur viktima si dhe vendin ku kishte hedhur pistoletën.