Prezantuesja e njohur Wendy Williams, 59 vjeçe, ka reaguar pasi u diagnostikua me demencë frontotemporale dhe afazi.
“Dua të them se kam një mirënjohje të madhe për dashurinë dhe fjalët e mira që kam marrë pasi kam ndarë diagnozën time të Afazisë dhe Demencës Frontotemporale (FTD). Më lejoni të them, ëoë! Mesazhet më kanë prekur, duke më kujtuar fuqinë e unitetit dhe nevojën për dhembshuri.
Shpresoj që të tjerët me FTD të përfitojnë nga historia ime. Dua të falënderoj gjithashtu Shoqatën për fjalët e tyre të mira të mbështetjes dhe përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme për të rritur ndërgjegjësimin për FTD. Unë vazhdoj të kem nevojë për hapësirë personale dhe paqe. Ju lutemi ta dini se pozitiviteti dhe inkurajimi juaj vlerësohen thellësisht”, u shpreh prezantuesja e njohur për “People” .
Kujtojmë që Williams kishte marrë një pushim nga emisioni i saj në vitin 2021, ndërsa merrej me çështje shëndetësore dhe në vitin 2023, pasi iu nënshtrua “testeve mjekësore”, u diagnostikua me afazi dhe demencë.