KreuFashion

Rihanna mahnit me pamjen, kokë e këmbë me të zeza: Shkëlqen në daljen vetëm pa ASAP Rocky!

Rihanna mahnit me pamjen, kokë e këmbë me të zeza:

Rihanna dhe ASAP Rocky u panë duke darkuar vecant gjatë fundjavës. Këngëtarja e “Umbrella”, 35 vjeçe, darkoi në spotin e famshëm “Giorgio Baldi” në Santa Monica, dhe të gjithëve u ra në sy pamja e saj: Rihanna dukej e mrekullueshme me pantallona të zeza të ngushta, bluzë të zezë dhe një pallto të gjatë lëkure të zezë. 

Rihanna mahnit me pamjen, kokë e këmbë me të zeza:

Krijuesja e hiteve “Pon de Replay” mbante një palë sandale të zeza me rripa argjendi rreth kyçeve të këmbës ndërsa flokët e gjatë ngjyrë karamel i kishte drejtuar, duke bërë që t`i derdheshin supeve plot hijeshi.  

Rihanna mahnit me pamjen, kokë e këmbë me të zeza:

Kjo është hera e dytë këtë javë që çifti është parë në darkë pa njëri-tjetrin. Të enjten RiRi u pa në Bungalot San Vicente në West Hollywood me disa mikesha. Rocky ishte gjithashtu në West Hollywood, por me një grup shokësh.

Rihanna mahnit me pamjen, kokë e këmbë me të zeza:

 Artisti ka gati një album që pritet të dalë së shpejti, por është duke u përballur ndërkohë me akuza penale në gjykatë për sulm me armë zjarri gjysmë automatike. Rocky, emri i vërtetë Rakim Mayers, dëgjoi anëtarin tjetër të A$AP Mob, Terell Ephron, t’i thoshte gjykatës se Mayers e kërcënoi se do ta vriste përpara se të qëllonte të paktën katër të shtëna drejt tij më 6 nëntor 2021. Ephron tha në seancën paraprake se si marrëdhënia e tyre u përkeqësua pasi karriera e Rockyt shpërtheu dhe të tjerët në grup mbetën prapa.  

Rihanna mahnit me pamjen, kokë e këmbë me të zeza:

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF