Modele: Kleoniki Delijorgji
Fotografia: Edvina Meta
Veshjet: Enada At'Nikolla
Rikthimi i Niki Delijorgjit në modeling është ndoshta i fundit, ndaj kjo ishte edhe arsyeja përse ajo zgjodhi të punojë krah stilistes Enada At'Nikolla në një koleksion i cili spikat për stilin unik, që nga dizajni e deri tek detajet tipike verore.
Nga e gjelbra e smeraldit tek e kuqja e zjarrit, më pas një paletë e vërtetë sfumaturash ngjallin përmes këtij sesioni fotografik emocione që identifikohen me sezonin e nxehtë, aventurat dhe misticitetin, gjallërinë dhe sharmin. Ndaj edhe ky edicion i Bordo vijon të sjellë freski përmes dy editorialeve të tjera, një nga Alviero Martini ku si imazh zgjodhëm bukuroshen Lei Kraja dhe e dyta me produkte të klasit të lartë të frymëzuara nga Shop Bordo.
E për të ndjerë atmosferën e stinës ju sjellim pak art, përmes dritës dhe efekteve të saj në fotografinë e Emira Zenelaj, po ashtu stilisti Xhavi Novolani provokon me koleksionin e tij të çantave, unazave dhe byzylykëve plot ngjyra, duke na sjellë pamjen e një mashkulli sharmant, e nëse doni tinguj, tre DJ më të njohur shqiptarë, Dj Aldo, Vin Veli, Dj Sardi na sjellin si muzikë historitë e tyre të suksesit.
Ky numër i Bordo ngjan si një dallgë deti plot freski për ditët e nxehta të Verës.
Kopertina nr 25, Gusht- Shtator 2019