KreuStil Jetese

5 shenjat shqetësuese të gërhitjes te fëmijët!

Gjysma e popullësisë së rritur të këtij globi gërrhet, diçka që për ekspertët është mëse normale. Kur vjen puna te fëmijët, gërrhitja në disa raste mund të jetë shkak për shqetësim.

5 shenjat shqetësuese të gërhitjes te fëmijët!

Një përllogaritje mesatare tregon se 1 në 10 fëmijë gërrhet natën. Një nga shkaqet kryesore të gërrhitjes te fëmijet ka të bëjë me akumulimin e tepërt të indeve në pjesën e fytit që luajnë një rol pengues. Bajamet e mëdha ose mishi i huaj pengojnë frymëmarrjen e qetë dhe shkaktojnë gërrhitje.

Probleme të tjera që shkaktojnë gërhitje janë:

Alergjitë
Infeksionet e fytit
Azma
Kocka dhe kërci i devijuar i hundës
Apnea e gjumit
Kur bëhet shqetësuese gërrhitja te fëmijët

5 shenjat shqetësuese të gërhitjes te fëmijët!

Prindërit duhet të shkojnë te pediatri në rastet kur fëmija:

Gërrhet shumicën e netëve të javës

Gërrhitja është shumë e shpeshtë gjatë natës

Gërrhitja është shumë e zhurmshme

Fle me gojë hapur

Has vështirësi në frymëmarrje gjatë gjumit

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF