KreuStil Jetese

A e dini se me kosin mund të luftoni të ftohurën?!

A e dini se me kosin mund të luftoni të ftohurën?!

Përballja me të ftohurën është e vështirë në çdo stinë. Disa nga aleatët më të mirë të sistemit imunitar janë vitaminat, mineralet dhe probiotikët. Një nga ushqimet më të pasura me probiotikë është kosi, i cili sipas ekspertëve është ideal për të luftuar të ftohurën.

Studimet thonë se probiotikët ofrojnë përfitime të forta në zbutjen e simptomave dhe shkurtimin e kohëzgjatjes së të ftohurës.

A mjafton kosi për të luftuar të ftohurën?

Te kosi gjenden dy nga llojet më mirëbërëse të baktereve. Këto baktere janë të shëndetshme për të gjithë organizmin, gjë që e bën kosin një aleat të njeriut jo vetëm gjatë të ftohurës. Bakteret janë më efikase te kosi i bërë vetë në shtëpi. Ekspertët thonë se kosi është padyshim i mirë kundër të ftohurës për vetë faktin se përmban edhe zink. Ky mineral jo vetëm që forcon imunitetin, por edhe shkurton kohëzgjatjen e simptomave të të ftohurës.

Sidoqoftë, sasia e nevojshme e zinkut për të mundur sëmundjen është të paktën 75 miligramë. Studime të tjera kanë treguar se kur gratë konsumojnë kos çdo ditë për 9 javë, kanë më pak inflamacion në organizëm.

A e dini se me kosin mund të luftoni të ftohurën?!

E ftohura në vetvete është një reagim inflamator ndaj bakterit. Sipas ekspertëve, kosi është një ushqim fantastik për t’u konsumuar gjatë të ftohurës dhe jo vetëm. Ai gjithashtu përmban vitaminë D dhe kalcium që së bashku me zinkun dhe probiotikët ofrojnë ushqyes të rëndësishëm.

Megjithatë, e ftohura nuk largohet vetëm duke ngrënë kos. Kosi funksionon kryesisht në kombinim me një regjim të shëndetshëm ushqimor. Kosi është i butë dhe i lëngshëm ndaj mund të konsumohet lehtë në rastet e acarimit të fytit apo bllokimit të hundëve.

Por ekspertët nënvizojnë që njerëzit e prekur nga e ftohura nuk duhet t’i mbajnë shpresat te kosi si terapia kryesore kundër sëmundjes Konsulta me mjekun është kryesorja, bashkë me ushqimin e shëndetshëm.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF