Magjia mbërriti në Portonovi ndërsa më shumë se 20,000 drita në pemën e Vitit të Ri u ndezën mbrëmjen e 3 dhjetori për të nisur ashtu siç duhet sezonin e bukur të festave.
Mbrëmë në orën 18:00, më shumë se 20 mijë drita filluan të ndriçojnë në sheshin e resortit të njohur më Mal të Zi, një nga pemët më të mëdha të Vitit të Ri në rajon, e cila është 13 metra e lartë. Përveç pemës dhe dekorimeve të viteve të kaluara, këtë vit, Portonovi Resort ka edhe dekorime të reja dhe kënde fotosh të shumta për kënaqësinë e vizitorëve të shumtë. Ceremoninë speciale të ndriçimit të Pemës së Vitit të Ri në sheshin Marina Portonovi, në resortin bregdetar e ndoqën nga afër dhjetra dhe qindra pushues të resortit dhe kalimtarë të rastit.
“Ky është vetëm i pari në serinë e aktiviteteve që na presin gjatë muajve dhjetor dhe janar, dhe periudha me më shumë aktivitete fillon nga 23 dhjetori dhe zgjat deri më 7 janar. 16 ditë, 16 koncerte, 16 ditë Tregu Festive.”: tha drejtoresha e Marketingut dhe Komunikimit në Portonovi, Adrijana Husić.
Për momentin, Portonovi Resort ka një ofertë speciale për akomodim, me çmime që fillojnë nga 192 euro nata për dy persona, e disponueshme deri më 31 janar dhe përfshin facilitete të ndryshme, si masazh falas, mëngjes, përdorim në palestër etj.
Atmosfera në Portonovi do të arrijë kulmin nga data 23 dhjetor deri më 7 janar, ku programi i aktiviteteve do të jetë aq i pasur sa askush nuk do t’i rezistojë dot tundimit për të rezervuar disa ditë pushimi në këtë resort magjik të bregdetit në Malin e Zi.
Kalendarin e ngjarjeve në Portonovi mund ta gjeni këtu.
Për më shumë informacion dhe rezervime akomodimi, ju lutemi kontaktoni [email protected] ose +382 67 932 999. Për informacion shtesë rreth ngjarjeve, ju lutemi kontaktoni me [email protected].