KreuFashion

Kostumet e plazhit tani mund t’i vishni edhe në qytet!

Po, e lexuat mirë. Ndoshta, po mendoni të bëni një parakalim vetëm me bikini rrugëve me asfalt të qytetit. Nuk iu duket ide e keqe, apo jo (sidomos ju, me trupat e tonifikuar). Moda surprizon sërish dhe na sjell kombinimet më të vlefshme, mes kostumeve të plazhit dhe rrobave. E kishit menduar se një ‘body’ mund të shërbente, si veshje e sipërme, gjatë ditëve të nxehta të verës? Mjafton të vishni një palë xhinse (të shkurtra apo të gjata) dhe do të shihni sa lehtë do të zgjidhet problemi i të veshurit. Merrini në konsideratë dhe pjesët e sipërme të bikinit, pasi mund të dukeni shumë seksi, nëse i vishni me një fund apo pantallona me shtrat të lartë. Mund t’ju duket çmenduri, por mos harroni: suksesi qendron tek guximi, në çdo fushë. Kështu që, me lejen e profesionistëve të modës, këtë vit mund ta kaloni verën më lehtë, e me një paraqitje shumë ‘fashion’. Klikoni në galeri për t’u inspiruar.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF