Dreka e sotme le të jetë e gjelbër; ja një super ide!

Ora e drekës po afron dhe nëse ende nuk keni një ide se çfarë do të gatuani për sot, na lejoni t’ju sugjerojmë ne një drekë jeshile; sa e shijshme, aq edhe e shëndetshme. Përgatitja e këtyre dy recetave kërkojnë shumë pak kohë dhe garancia jonë është shija e mrekullueshme.

Sallatë rukola me mollë


Përbërësit: 150 gr rukola, 1 degë selino, vaj ulliri, 1 mollë, 2 lugë uthull, kripë dhe piper
Përgatitja: Lani mollën dhe më pas priteni në copa, sipër hidhini lëng limoni në mënyrë që të mos nxihet.

Më pas lani me kujdes rukolën dhe thajeni. Selinonë priteni në rrathë. Vendosni në një kavanoz xhami 2 lugë uthull molle, 6 lugë vaj ulliri, kripë, piper dhe përziejini mirë të gjithë përbërësit. Vendosni të gjithë përbërësit në një sallatierë dhe rregullojeni me salcën që përgatitët. Shërbejeni të shoqëruar me mollë.

Supë me spinaq, avokado dhe kos


Përbërësit: 250 gram spinaq, gjysmë kastraveci, gjysmë avokado, 20 gram xhenxhefil i freskët, lëngu i një gjysmë limoni, 1 kuti kos, vaj ulliri, kripë, piper dhe erëza.

Përgatitja: Pastroni spinaqin dhe hidheni në blender. Qëroni kastravecin dhe avokadon dhe grijini në blender së bashku me spinaqin. Shtoni lëngun e limonit dhe atë të spinaqit dhe grijini të gjitha bashkë. Hidhni në të edhe xhenxhefilin e grirë, kosin, vajin e ullirit, kripë, piper dhe përziejini sërish për 30 sekonda. Supa është gati dhe mund ta shijoni duke i shtuar ndonjë erëz të freskët.

Previous ArticleNext Article