Pas 10 vitesh lidhje, çifti i famshëm përfundoi duke u ndarë: Lajmi i tronditi fansat, por surpriza edhe më e madhe erdhi kur aktori shkoi me pushime me një grua tjetër.
Orlando Bloom dhe Katy Perry formuan një nga çiftet më të famshme në shoëbizin ndërkombëtar prej një dekade. Edhe pse shumë prisnin një dasmë luksoze, gjërat dolën ndryshe dhe thuhet se të dy përfunduan në ndarje. Njoftimi zyrtar nuk është bërë ende publik, pasi artisti është në një turne muzikor, i cili zgjat deri më 7 dhjetor.
Sipas Radaronline.com, Orlando Bloom u pa me një grua tjetër në Venecia pak para dasmës së Jeff Bezos. Zonja që zuri vendin e Katy Perry-t është Jamie Mizrahi, u that ë ishte një stiliste 36-vjeçare që ka punuar më parë me artistin e famshëm. Tani sqarohet se gjatë pushimeve të tyre, ra një shi i madh me rrëmbimdhe Orlando Bloom nuk hezitoi të strehohej, së bashku me zonjën, në një varkë. Në atë moment, paparacët e fotografuan atë, ndërsa përqafonte Mizrahi-n.
"Orlando u hodh në një varkë për t'u mbrojtur atë nga rrebeshi, dhe kështu u fotografua duke përqafuar me shoqen brune”, sqaroi burimi. Një tjetër mik i cifiti megjithatë u shpreh se imazhi mund ta ketë shqetësuar Katy Perry-n.
"Këto foto me siguri do ta prekin Katy-n drejt e në zemër. Ajo është, në anën tjetër të botës, dhe Orlando iu afrua njërës një prej shoqeve të saj të besueshme. Jam i sigurt se nuk ka asgjë të pazakontë këtu, por ndoshta ajo edhe mund ta pyesë veten, 'po sikur?'" tha burimi.



















