KreuCelebrity

Gazetarja e “CBS News Chicago” surprizën Dua Lipën: “Motra ime shqiptare, jam krenare për ty”

Gazetarja e “CBS News Chicago” surprizën Dua Lipën:

Në një lidhje live gjatë një interviste për “CBS Neës Chicago”, biseda me Dua Lipën mori nota të ngrohta dhe emocionuese, kur gazetarja shqiptare e atij programi e përshëndeti Duan në gjuhën e saj amëtare.

"Motra ime shqiptare, si je?", ishte mënyra e ngrohtë dhe miqësore me të cilën gazetarja e nisi bisedën. Kjo e bëri atë të ndjehej në shtëpi, duke e lejuar për një bisedë të afërt, që zhvillohej në shqip, ndërsa të dyja shkëmbyen fjalë të thjeshta dhe miqësore.

Gazetarja e “CBS News Chicago” surprizën Dua Lipën:

“Motra ime shqiptare, si je? Si kalon?”, tha gazetarja, duke suprizuar Dua Lipën, “Përshëndetje, shumë mirë, faleminderit. Ju si jeni?”, tha Dua.  

Gazetarja: Unë jam shumë mirë, faleminderit. Jam gazetare për “CBS Neës” në Chicago dhe kam mundësinë të praktikoj shqipen me ikona ndërkombëtare si ju.

Dua Lipa: E mahnitshme! Jam shumë e lumtur që po flas me ty.

Gazetarja: Jam shumë krenare që je shqiptare. Dua të të them që herën tjetër kur të jesh në Chicago, do të mbledh grupin me vajzat shqiptare – do të jesh ti, unë, Rita Ora dhe Bebe Rexha. Dua Lipa: Tingëllon bukur! Do të ishte fantastike!

Dua Lipa, me një karrierë ndërkombëtare që i ka dhënë asaj një status të madh global, vazhdon të jetë një burim krenarie për shqiptarët, dhe ky moment u bë një tjetër pasqyrë e lidhjes së fortë që këngëtarja ndan me kulturën dhe origjinën e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista BORDO (@revistabordo)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF