KreuCelebrity

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores turke? Jo atak kardiak, por një tjetër pistë del në dritë

Një zhvillim i ri ka dalë në dritë lidhur me vdekjen e papritur të aktores 35-vjeçare Ece İrtem, e njohur për rolin e saj në serialin “Një Dashuri”. Fillimisht, rasti u raportua si një atak kardiak, por tani autoritetet po hetojnë edhe një pistë tjetër të mundshme: një infeksion i rëndë i shkaktuar nga një kafshim majmuni gjatë një udhëtimi në Tajlandë.

Sipas raportimeve të mediave dhe deklaratave të përfaqësuesve ligjorë të familjes, aktorja kishte udhëtuar në Tajlandë rreth një javë para vdekjes së saj dhe dyshohet se aty është kafshuar nga një majmun. Pas vdekjes, në krahun e saj të majtë janë konstatuar tre shenja plage, çka ka ngritur dyshime të reja mbi shkakun e vdekjes.

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores turke? Jo atak kardiak, por një

Avokati i familjes, Uğur Gökkoyun, ka paraqitur një kërkesë në Prokurorinë e Stambollit duke kërkuar që kjo pistë të merret në konsideratë gjatë autopsisë. Sipas tij, ekspertë të konsultuar kanë theksuar se kafshimet nga kafshët e egra, veçanërisht majmunët, mund të shkaktojnë infeksione serioze dhe në raste të rralla të çojnë në shelmim gjaku, e cila mund të jetë fatale.

Autoritetet mjeko-ligjore pritet të japin përgjigjen përfundimtare pas autopsisë së detajuar, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.