KreuKuzhine

Receta: Kasatë e freskët me luleshtrydhe!

Receta: Kasatë e freskët me luleshtrydhe!

Kasata me luleshtrydhe është ajo që na duhet në këto ditë të nxehta:  Ndiqni me kujdes hapat e shpjeguara në recetë dhe shijojeni me familjarët tuaj.

Receta: Kasatë e freskët me luleshtrydhe!

Përbërësit:
2 të bardha vezësh
30ml ujë
200ml pana
150g sheqer
300g luleshtrydhe
Përgatitja:
Si fillim do të përgatisni salcën me luleshtrydhe të cilën do ta përdorni për t’i dhënë shije kasatës. Lani dhe prini në copa të vogla luleshtrydhet dhe kalojini në mikser derisa të keni formuar salcën. Ndërkohë në një tenxhere të vogël hidhni ujin dhe sheqerin dhe vendoseni që të ziejë.

Receta: Kasatë e freskët me luleshtrydhe!

Tregoni kujdes dhe që sherbetin ta linin në zjarr të ulët. Mundohuni ta përzieni herë pas here që të siguroheni që kokrrat e sheqerit të jenë tretur. Në një tas të madh keni hedhur të bardhat e vezëve dhe punojini me rrahësin elektrik. Kur të shihni që sherbeti ka nisur të vlojë hiqeni nga zjarri dhe hidheni ngadalë tek vezët. Bëni kujdes që të jeni duke e përzier gjatë gjithë kohës merengen.


Masa do të jetë e ngjitshme dhe plot shkëlqim. Tani e ka radhën pana e ëmbëlsirave të cilën edhe atë duhet ta rrihni derisa të formohet shkuma e bardhë dhe e plotë. Salcën e luleshtrydheve AgroËeb.org ju këshillon që ta përzieni te merengia duke e shtuar ngadalë. Pasi të keni kryer këtë hap bashkoni panën duke e përzierë masën me një spatul.

Lëvizjet duhet të jenë rrethore dhe nga lart poshtë, kështu volume i vezëve dhe panës nuk do të bjerë. Ky hap është i rëndësishëm pasi vetëm kështu kasata do të dali kremoze dhe perfekte. Kur të keni mbaruar edhe me panën kalojeni masën në një enë në të cilën keni shtruar një qese kuzhine apo letër pjekjeje.

Futeni enën në frigorifer dhe lëreni për 12 orë në ngrirje në mënyrë që të mpikset siç duhet. Kur te ketë kaluar koha e nevojitur nxirreni enën nga ngrirja dhe kthejeni kasatën në një pjatë. Hiqni me kujdes qesen e kuzhinës dhe mund ta spërkatni me pak reçel ose me fruta të karamelizuara.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF