KreuKuzhine

Sekreti si të përgatisni drekën më të shijshme ndonjëherë për miqtë dhe familjarët tuaj këtë të diel Pashkësh!

Sekreti si të përgatisni drekën më të shijshme

Kur bëhet fjalë për ushqimin, të gjithë mendojnë se në një festë duhet të ketë shumë pjatanca me ushqime për t'u "pickuar", fruta të thata, djathëra, pse jo edhe krakersa, proshuta etj. Të ftuarit miq apo familjarë në shtëpi, shndërrohet në një shqetësim më vete, tek mendojmë se çfarë do të gatuajmë, a do t'u pëlqejë të gjithëve, apo nëse do t'ia dalim të arrijmë rezultatin ideal. Po sikur ju të përgatisni atë recetën që 'ju nderon' çdo herë dhe festa juaj të jetë në një nivel tjetër?

E diela e Pashkëve Katolike do të jetë mundësia ideale të organizoni atë drekën që keni prej kohësh në mendje, ndaj mos hezitoni të kërkoni për receta dhe të bëni gati ftesat. Nëse mendoni se kjo do ju hapë edhe më shumë punë, gjigandi i elektroshtëpiakeve e jo vetëm, SAMSUNG, ka menduar për ju. Në çdo pajisje që krijon për përdoruesit, duket se i paraprin çdo shqetësimi apo çdo problemi, që mund të shfaqet. Furra me sistemin Dual Cook Steam dhe Dual Cook Flex është furra që jo vetëm do j'ua lehtësojë një nga detyrat e përditshme, siç është gatimi, por do e kthejë këtë në një proces argëtimi. Gatimi do të jetë më i thjeshtë dhe rezultatet gjithnjë profesionale falë inteligjencën artificiale (AI) të AI Pro Cooking.

Me këtë furrë mund të gatuani receta të ndryshme me më shumë fleksibilitet dhe efikasitet. Zonat e sipërme dhe të poshtme të Dual Cook Flex përdoren në mënyrë të pavarur, duke lejuar kështu pjekjen e dy tavave. E nëse në rrethin tuaj shoqëror apo familjarë keni shumë fëmijë, nuk duhet të shqetësoheni as për kërkesat e tyre tekanjoze.

Sekreti si të përgatisni drekën më të shijshme

Sa herë fëmijët t'ju kërkojnë patate të skuqura apo çdo gjë tjetër të skuqur, nuk ka pse ju vret ndërgjegjja apo të refuzoni sepse me furrën me sistemin Dual Cook Steam dhe Dual Cook Flex tani mund të shijoni ushqime të skuqura më të shëndetshme pa një fritezë. Skuqja me ajër kombinon një tavë speciale me qarkullimin e ajrit të nxehtë që mbështjellë ushqimin. Ajo është një mënyrë ideale për të gatuar patatet e skuqura, patatet në formë cilindri ose edhe perimet, pasi eliminon yndyrën e tepërt por gjithçka është krokante dhe e pjekur në ngjyrë kafe nga jashtë dhe e lëngshme nga brenda.

Përvoja e gatimi do të jetë më e lehtë se asnjëherë tjetër më parë falë kontrollit intuitiv dhe të personalizuar. Dizajni i modernizuar ka një panel kontrolli elegant me një ekran LCD 4,3", kontroll me prekje dhe një dorezë të vetme. Bazuar në modelet e përdorimit, furra tregon opsionet më të përdorura që mund të zgjidhen lehtësisht. Pra është teknologjia artificiale e integruar në këtë pajisje, ajo që zgjedh programin për ju, temperaturën e duhur dhe çdo element tjetër që ushqimi juaj të jetë thjesht perfekt.

Për më tepër mundësia që kjo furrë të lidhet në ekosistemin e pajisjeve të zgjuara Samsung, si për shembull me smartphone-in tuaj të fundit Samsung Galaxy S24 Ultra, është një avantazh që nuk duhet lënë pa përmendur. Kontrolli i opsioneve në distancë është një karakteristikë që do të bëjë për vete çdo të apasionuar pas kuzhinës e jo vetëm. Lehtësirat që vijnë me këtë pajisje do të bëjnë që çdokush të dojë të qëndrojë në kuzhinë.

Sekreti si të përgatisni drekën më të shijshme

E nëse i druheni faktit rrëmujës dhe papastërtisë, sistemi i pastrimit pirolitik e katalitik, do bëjnë punën më të madhe. Linja katalitike në pjesën e pasme të brendësisë së furrës thith yndyrën nga spërkatjet dhe pikimet gjatë gatimit. Kështu që pastrohet vetë pa ndonjë mundim ose produkt pastrimi të kushtueshëm. Një sistem pastrimi pirolitik* ngroh brendësinë e furrës në mënyrë që të djegë çdo yndyrë dhe mbetje të mbetur nga gatimi. Çdo vend mbetet plotësisht i pastër, me vetëm pak hi për t'u fshirë. Nuk ju mbetet asgjë tjetër veçse të ftoni miqtë e të zgjidhni recetat që do të përgatisni këtë fundjavë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF