KreuFashion

Mademoiselle Coco në Londër

Ikona e stilisit Coco Chanel ‘viziton’ Londrën. Mademoiselle Coco është shfaqur këto ditë kudo nëpër rrugë, qendrat tregëtare, revista e gazeta, madje deri në autobusët e famshëm të kryeqytetit anglez. Pas Rolling Stones, Hermes apo Jeff Koons, tani është rradha e Mademoiselle Coco të jetë pjesë e galeri Saatchi në Londër. Gjithçka vjen këtë herë përmes perspektivës së Karl Lagerfeld, duke rikthyer në vëmendje një histori suksesi, e cila ndryshoi gjithë botën përmes syve të një gruaje të vetme. Lagerfeld pritet të prezantojë në këtë galeri krijime unike të stilistes, koleksione haute couture, bizhuteri tejet të kushtueshme dhe historinë e parfumit të famshëm Chanel No. 5.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF