Shumica e meshkujve, në mënyrë të fshehtë, dëshirojë t’i ngjajnë George Clooney. Por të kesh pamjet joshëse të aktorit holivudian mund të dëmtojë karrierën. Të paktën ky është rezultati i një studimi të kryer nga London Business Scool, universitet që sa i përket karrierës di më shumë se kushdo tjetër, duke qenë se prej andej kanë dalë disa nga njerëzit më të suksesshëm në botë. Të jesh i bukur si George Clooney apo Don Draper, protagonisti i serialit Mad Men, i cilësuar gjithashtu një model i bukurisë mashkullore, bëhet pengesë kur je duke u përpjekur të gjesh një punë apo të përfitosh ngritje në detyrë, thotë studimi i raportuar nga Daily Telegraph.
Motivi është psikologjik, ose më mirë të thuhet: rezultat i një stereotipi të përhapur mashkullor. Meshkujt tërheqëse konsiderohen edhe shumë të zgjuar: si të tillë paraqesin një kërcënim të dyfishtë për ata që duhet të vendosin punësimin apo promovimin e tyre, sipas testeve të kryera nga universiteti prestigjioz në Londër së bashku me School of Management në University College, në Londër dhe në Universitetin e Maryland. Meshkujt tërheqës shihen si një kërcënim nga eprorët dhe kolegët, ndaj edhe kur punësohen, sipas studimit, ata drejtohen në sektorë ku vepron puna në ekip, në mënyrë që merita t’i qëndrojë sërish eprorit.

Festoni Krishtlindjet me bizhu fine

Star Wars mania, pushton edhe botën e modës

Një udhëtim premium sipas dëshirës me Prada

Lista e të brendshmeve seksi për festa

Transformimi i Mariah Carey

‘Ngrohe’ me lule dimrin 2016

Gjimnastika rrit aftësitë për… të memorizuar!

Perlat magjepsëse të Mikimoto

Si visheshim në vitet ‘70

‘Macet’ me çizme: divat preferojnë ‘cruissard’

Eranda & Hueyda, dy personazhe një fustan

Zbukuro mjekrën si pema e Krishtlindjes!


Coco Chanel nën shenjën e luanit

PARFUM nga Enada At’Nikolla!

8 Ushqime për të rritur lumturinë

Gurët e çmuar më tërheqës të Alexandre Reza

Çizmet më shik për këtë dimër

Harry, princi i zemrave… si Diana
