Arbana Osmani duket se është e fiksuar tej mase pas këtij fustani. Pasi e kemi parë për herë të parë në Big Brother, në edicionin e fundit, që ajo e ka prezantuar, me versionin e kuq të këtij fustani, ja tek e shohim sërish. Të shtunën që lamë pas, ajo u shfaq në emisionin “Në 1 javë”, me të njëjtin fustan në ngjyrë të bardhë. I preferuari i Arbanës ka një histori në fakt. Versioni i parë në ngjyrë të kuqe, zgjedhur në atë kohë nga mikesha e saj, Lori Hoxha, e cila edhe u kujdes për imazhin e Arbanës në BB7, u shit për bamirësi në ndihmë të fëmijëve në nevojë, iniciativë kjo e Hoxhës (gjithë veshjet e atij edicioni në fakt u shitën në të njëjtën mënyrë, me të njëjtin motiv).
Por, duket se fustani i ka ngelur ‘pikë në zemër’ prezantueses, e cila e ka porositur sërish të njëjtin model, por këtë herë në versionin e bardhë, të cilin edhe e pamë këtë të shtunë. Megjithatë për syrin e BORDO, ky fustan nuk ishte aspak i ri. Arbana Osmani e pati veshur këtë fustan si spektatore në një sfilatë fustanesh nuse, prillin që lamë pas. E sigurisht që nuk na shpëtoi, teksa e pamë me mikeshën e saj Xhemi Shehu, në daljen e saj të parë publike pas mëmësisë. Megjithatë Arbana ka menduar se nuk mori vëmendjen e mjaftueshme si pjesë e auditorit në atë event, ndaj guxoi ta veshë sërish! Këtë herë në spektaklin e saj ‘Në 1 Javë” gjatë kësaj fundjave. Ripërsëritja e kësaj veshje na vë në dyshim për përkujdesjen e imazhit të saj, apo është vërtetë fiksimi i Arbanës ky fustan?!

Sophia Loren rrëfen historinë pas fotos mitike


Jeni gati për xhinse të qëndisura?

Australi, marketet heqin nudon e Miranda Kerr…

A është ky viti për një Oscar për DiCaprio-n?

6 buzëkuqë për të mbrojtur dhe zbukuruar buzët

Kendell Jenner modelja e blogjeve sipas Tumbrl

Flokët me xixa të yjeve


Kur diferenca në moshë është VIP

Veshje festash që na inspirojnë

Kapuçë shik dhe të ngrohtë për në dimër


Jeta e re e Mimi, nga murg budist në top modele


Orat që do na bëjnë të ëndërrojmë në 2016



