Faqja e njohur Tumblr ka publikuar listën vjetore të modeleve të cilat kanë qenë më të klikuara në blogje për vitin 2015. Në krye të listës është Kendall Jenner, e cila renditet për të dytin vit radhazi në këtë listë, duke u ndjekur nga Cara Delevingne. Ndërkaq listës i shtohet një figurë e re e cila duket se po ecën me hapa të shpejtë jo vetëm në pasarela, por edhe në botën e uebit, bëhet fjalë për Gigi Hadid, e cila renditet në vendin e tretë dhe për herë të parë në këtë klasifikim. Renditja vijon me Karlie Kloss dhe Candice Swanepoel, duke u ndjekur nga Naomi Campbell dhe Rosie Huntington Whiteley. Një rikthim i suksesshëm është edhe ai i Kate Moss, pas së cilës vjen Jourdan Dunn në vendin e nëntë,ndërsa në të dhjetin Taylor Marie Hill. Pas dhjetëshes më të mirë dhe të klikuar njëkohësisht, renditen: Bella Hadid, Aya Jones, Adriana Lima, Emily Ratajkowski, Alexa Chung, Imaan Hammam, Kiko Mizuhara, Tyra Banks, Hailey Baldwin dhe e fundit Lily Aldridge.

Flokët me xixa të yjeve


Kur diferenca në moshë është VIP

Veshje festash që na inspirojnë

Kapuçë shik dhe të ngrohtë për në dimër


Jeta e re e Mimi, nga murg budist në top modele


Orat që do na bëjnë të ëndërrojmë në 2016




Si kanë evoluar streçet nëpër dekada


Kate Middleton, princesha ricikluese



5 sekrete për të zgjatur jetën në çift

Historia mes fotosh e palltos camel
