KreuStil Jetese

Gigi Hadid firmos koleksionin e radhës për Tommy Hilfiger

Pasi prezantoi sfilatën Tommy Hilfiger Pranverë-Verë 2016 në New York me veshje të gjata shumëgjyrëshe model hipi, Gigi Hadid, 20 vjeç, bëhet zyrtarisht ambasadorja e shtëpisë amerikane Tommy Hilfiger.

Për këtë okazion ajo do të imagjinojë një bashkëpunim me krijuesin amerikan, një koleksion që përzien influencën sportive dhe hipi shik. Përveç veshjeve, aksesorëve, këpucëve do të prodhohet edhe një parfum krejt i ri dhe ekskluziv që përzien shpritin më të lartë modern me veshjet sportive 100% Tommy Hilfiger.

Pra Gigi Hadid do të zëvendësojë Charlotte Gainsbourg, Naomi Campbell, Kate Hudson dhe së fundmi motrat Waterhouse, duke u bërë kështu “Tommy Girl” e radhës. Në vjeshtën e vitit 2016 në butikët Tommy Hilfiger do të zbulojmë një linjë luksoze plot surpriza.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF