Krijimet e e Oliver Goldsmith mbërrijnë në Tiranë
Nëse do të mendosh për ikonat e kinemasë të shekullit të XX, Grace Keelly, Audrey Hepburn apo Michael Caine dhe të gjithë filmat e tyre të viteve ’50-të – ’60-të kanë diçka të përbashkët: syzet e tyre të diellit të cilat i përkasin firmës mjaft të njohur angleze Oliver Goldsmith.
Në 1926 P. Oliver Goldsmith krijoi firmën e tij të syzeve e cila shkaktoi një revolucion të vërtetë në fushën e syzeve të diellit, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit të XX-të, duke i trajtuar syzet për herë të parë si një aksesor dhe duke i dhënë syzeve një status tjetër. Modelet ishin mjaft unike dhe ekstroverte për kohën.
Goldsmith ishte një revolucion për syzet e diellit, duke ndryshuar perceptimin e tyre nga një nevojë mjekësore, në listën e më të kërkuarave të botës së modës. Kornizat e syzeve ishin unike, duke u kthyer në aksesorin më të dashur për shumë personazhe të famshëm të kinemasë, si: Michael Caine, Audrey Hepburn, Grace Kelly, Sofia Loren, Jackie O, Princesha Diana, dhe lista vazhdon. Sot, trashëgimia dhe tradita e krijuar nga mjeshtri i madh, ndiqet nga stërmbesa e tij, Claire Goldsmith, duke ruajtur me fantatizëm të njëjtën cilësi, zejtari, dhe krenarinë e të punuarit ende me dorë të syzeve të diellit.
Në atë kohë stilistët më të dëgjuar të shtëpive të modës si Dior apo Givenchy i propozuan Goldsmith që të krijonte syzet e tyre të diellit për koleksionet e tyre të paraqitura në sfilatë. Më pas të gjitha revistat e njohura të modës si Vogue apo Elle, i shfaqën këto modele syzesh duke i dhënë rëndësinë e duhur dhe një aksesori të ri, syzeve të diellit.
Oliver Goldsmith përveçse prodhon një syze mjaft fashion, cilësia e tyre është mjaft e lartë. Ato janë të gjitha ‘hand made in Italy ose Japan’, me materialet më të mira që ekzitojnë në fushën e optikës si në prodhimin e lenteve apo dhe atë të montaturës.
Tashmë kjo markë prestigjioze angleze gjendet për herë të parë dhe në Shqipëri, pranë Italoptik, optikës së parë në Shqiperi, e cila ofron për klientët e saj EKSKLUZIVISHT këtë firmë të mirënjohur në të gjithë botën.
Tiffany mëngjes me Goldsmith
‘Sot takova një grua të re dhe të bukur, e cila quhej Audrey Hepburn. Më thanë se ajo do të jetë një yll i madh’ – shkruan Oliver Goldsmith, pas takimit që pati me aktoren gjatë xhirimeve të filmit “Mëngjes te Tiffany”, ku ikona e kinemasë mbante një palë syze të firmosura pikërisht nga mjeshtri i madh. Që prej asaj ditë, këto syze dielli u bënë aq të famshme, sa imazhi i aktores në këtë skenë filmi, lidhet pazgjithshmërisht edhe me emrin e markës Oliver Goldsmith. Portreti i aktores në një mëngjes në rrugët e Manhata me syzet e saj super të mëdha u kopjua për vite me radhë dhe vazhdojnë të kopjohen, si një aksesor i cili plotëson në mënyrë të përsosur veshjen e e aktores. Skeleti i syzeve elegante u punua me dorë në Itali, u dizajnuan për të dhuruar një pamje delikate dhe femërore, duke u kthyer në mit, por edhe frymëzim për botën e e modës.



Triko marinari për një pamje shik dhe të ngrohtë

‘Yamamay’, 4 ngjyrat e koleksionit të festave

Dieta e së hënës, purifikuese dhe efikase


Vathët e përshtatshëm për flokë të kapur

Fundet që mund të vishni edhe në ditë të ftohta




Pesë minuta për një fytyrë vezulluese


Një makiazh për festa të florinjta

Një dardhë në ditë heq kilet e tepërta!

Stilistet që ndryshuan modën

Tre modele nudo për sandalet Weitzman

Çanta pas shpine, sepse janë IN

Tre mënyra për të pasur gjithnjë këmbët e lehta
