KreuStil Jetese

Tre mënyra për të pasur gjithnjë këmbët e lehta

Për ato femra që ecin nëpër qytet me taka të larta, ka tre mënyra speciale të të kujdesurit duke kaluar nga sektori i higjenës tek përkujdesja e lëkurës. Nga “Sole Serum” na vjen “Soothing Serum”, një krem që falë një formule me vajra natyralë mjafton ta vendosim për pak minuta në pjesët e këmbëve ku ndjejmë dhimbje dhe mund të rivendosim sërish takat pa asnjë problem.

Nga “The Face Shop” na propozohet “Smile Peeling Foot Mask”, një përbërje koreane kundër lëkurave të vdekura dhe kundër kallove. Pasi ta përdorni për pesë ditë rjesht, këmbët tuaja do të jenë krejt të reja dhe të buta, falë përzierjeve me bimë dhe fruta.

Nga “Suti” vjen, “Fabulous Foot Balm”, një balsam fantastik që ka në përbërje mente, rozmarinë, eukaliptus, vaj ulliri dhe vaj nga farat e kungullit, 99% bio. Ky balsam çlodh këmbët dhe njëkohësisht i dehidraton ato.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF