KreuStil Jetese

5 sekrete për të zgjatur jetën në çift

“Shkenca e çifteve që zgjasin”, libri i Werner Bartens, mjek dhe shkencëtar, ka bashkuar në një vëllim të vetëm të gjitha studimet për jetën në çift, i sigurt se lumturia dhe harmonia në çift është e arritshme me pak ndihmë nga ana e shkencës. Ja 5 këshilla të cilat mund t’i vini në zbatim menjëherë:

Pas 4 vjetësh, monotonia seksuale bën që dopamina të çlirohet në sasi të vogël; terapistët këshillojnë që 4 vjet pas lidhjes në çift, të nisni një aventurë të re, por me partnerin tuaj; njësoj si të ishte një takim i parë, një fundjavë bashkë duke u larguar nga rutina.

James Coan, nga Universiti i Virginia ka ekzaminuar reagime të ndryshme cerebrale për të kuptuar çfarë ndodh me trurin tonë kur mbajmë përdore dikë. Ja rezultati: të kapesh përdore redukton ndjenjën e rrezikut dhe ka një efekt përforcues në funksione të tjera.

Markus Heinrichs, nga universiteti i Friburgo, thotë se mënyra më emirë se si burrat mund të ndihmojë partneret e tyre në një situatë stresuese është t’u bëjnë një masazh dhe ta mbajnë gojën mbyllur.

Nuk është domosdoshmëri që partnerët të kuptohen. Përkundrazi, sipas psikologëve të universitetit të Tennessee, nëse meshkuj sforcohen të kuptojnë mendimet dhe gjendjen shpirtërore të partnereve, cilësia e marrëdhënies përkeqësohet.

Shkencëtarët kanë vlerësuar se miqtë dhe familja kanë efekte pozitive edhe për jetën në çift. Julianne Holt-Lunstad, nga Brigham Young University, Utah, thotë se nëse një individ është i lidhur me një grup dhe ndihet përgjegjës për të tjerët, ka një qëndrim më të përgjegjshëm edhe ndaj vetvetes.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF