KreuStil Jetese

DiCaprio: Kam shpëtuar disa herë nga vdekja

Në një intervistë për revistën “Wired”, aktori i famshëm Leonardo DiCaprio tregoi se i ka shpëtuar vdekjes disa herë. “Nëse një mace ka nëntë jetë, mendoj se unë i kam përdorur disa prej tyre. Një nga këto ishte incidenti me peshkaqenin e bardhë. Një peshkaqen që hyri në kafazin tim kur po bëja zhytje në Afrikën e Jugut. Gjysma e trupit të tij ishte në kafaz dhe po përpiqej të më shqyente. Shpëtova për fat”, deklaroi DiCaprio duke iu referuar incidentit të tij të famshëm.

Por ky është rasti që bëri bujë në media. E mbani mend avionin që piloti Sullenberger me shumë mjeshtëri arriti ta ulte në sipërfaqe të lumit Hudson në New York? Leonardo DiCaprio ishte një nga pasagjerët e këtij avioni.

Në fakt aventurat e DiCaprios me vdekjen nuk mbarojnë këtu. “Gjatë një hedhje me parashutë, me një ekspert në krah, hapim parashutën por ajo ishte e lidhur, kështu që eksperti e preu atë. Atëherë hapim parashutën e dytë, që kishte të njëjtin problem. Bemë një rënie të lirë prej 5-10 sekonda dhe as nuk e dija se kishte dhe një parashutë tjetër rezervë. Eksperti e hap parashutën rezervë por më tha se po binim shumë shpejt dhe me shumë mundësi do të thyeja këmbët”, tregon DiCaprio për “Wired”.

Për fat të mirë ai shpëtoi por me plagë të rënda dhe do t’i duhej pak kohë të merte veten nga kjo aventurë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF