Albumi i Michael Jackson-it, “Thriller”, tre dekada pas publikimit ka shënuar rekord të ri në shitje, sipas Asociacionit Amerikan të Industrisë së Inçizimeve dhe se albumi arriti një shifër prej 30 milionë kopje të shitura në SHBA.
Jackson do të jetë muzikanti i parë i cili për herë të 30-të do të marr statusin multi-platinum.
Muzika e Jacksonit ka përjetuar një popullaritet të papritur pas vdekjes së tij të papritur, në vitin 2009. Albumi “Thriller” përveç këngës së titulluar njësoj përfshin edhe hitet e mëdha të tij të tilla si “Beat It” dhe “Billie Jean”.
John Branca, një nga menaxherët e pasurisë së Jacksonit ka thënë se “Thriller” është shndërruar në një matës për klasifikimin e albumeve në industrinë muzikore.
Sipas Branca-s, albumi është i veçantë, sepse Jackson e ka shkruar për t’ju adresuar një audience të gjerë, gjë e cila ndihmoi shitjen e tij edhe jashtë SHBA-së.

5 sekrete për të zgjatur jetën në çift

Historia mes fotosh e palltos camel

Kapuçat prej leshi, mania e stinës

Edhe VIP-at nuk kanë gusto në veshje!

DiCaprio: Kam shpëtuar disa herë nga vdekja

Merry Christmas nga Shiseido

Bizhu të inspiruara nga Star Wars

Eva Longoria fejohet në Dubai




Triko marinari për një pamje shik dhe të ngrohtë

‘Yamamay’, 4 ngjyrat e koleksionit të festave

Dieta e së hënës, purifikuese dhe efikase


Vathët e përshtatshëm për flokë të kapur

Fundet që mund të vishni edhe në ditë të ftohta


