Në sfilatën Chanel moda e lartë pranverë-verë 2016, që nga skenografia e përbërë nga një shtëpi gjigante prej druri kuptoheshin se cilat do të ishin ngjyrat dominuese.
Aksesori star i kësaj sfilate ishin disa rripa në të cilat ishin vendosur çanta për iPhone ose Ipad, duke i dhënë çdo luku një prekje high-tech.
Një element tjetër i sfilatës Chanel moda e lartë ishin tatuazhe me bojë të zezë që vinin rreth syrit të modeleve duke dhënë pamjen e syrit të një shqiponje. Një shikim prej mbretëreshe egjiptiane, tip Kleaopatra, por në një version 3D ultra modern.
Flokët ishin stiluar në modele të inspiruara nga Picasso…
Në përfundim të kësaj sfilate spektakolare e gjithë struktura e drunjtë u hap duke nxjerrë tre modele në çdo dritare. Në qendër ishte, Karl Lagerfeld, Mica Arganaraz e veshur me veshje nuseje dhe Baptiste Giabiconi.

Aksesorë; të gjitha tendencat e 2016-s


Sfilata Christian Dior pranverë 2016




Si t’i vishni sandalet në dimër!

Çiftet VIP më elegantë të të gjitha kohërave

Një xhup femëror dhe cool? Është e mundur!



Mariah Carey fejohet me të dashurin miliarder




5 prerje flokësh për të rinuar pamjen

Heidi Klum lançon linjën e saj të bikini

Kur yjet klonojnë look-un

Street looks në Fashion Week homme në Paris
