Këngëtarja e famshme Janet Jackson iu drejtua sot fansave të saj pasi kishte anuluar turneun evropian të titulluar “Unbreakable Tour” para pak javësh.
Janet Jackson ka postuar një video në kanalin e saj Youtube, të mërkurën më datë 6 prill, për të dhënë shpjegime dhe të shuajë fjalët për sëmundje.
“Përshëndetje të gjithëve. Sikurse e dini, më 31 gushtin e kaluar, fillova ‘Unbreakable Tour’. Fillimisht falenderoj gjithë fansat që erdhën dhe panë këtë show”, me këto fjalë fillon këngëtarja mesazhin e saj.
“Mendove se ishte e rëndësishme që ju të ishit të parët që ta dinit… Bashkshorti im dhe unë po përgatitemi të krijojmë një familje”, shprehet ajo duke buzëqeshur.
“Për këtë arsye u detyrova të anuloj turneun. Duhet të pushoj, sipas urdhërave të mjekëve. Por nuk ju kam harruar, do të rimarr turin sapo të jetë e mundur”, vazhdon ajo para se të mbyllë mesazhin.
“Feleminderit fansave dhe dashurisë suaj pa fund!”
Një shpjegim që do të qetësojë fansat pas muajsh të tërë fjalësh shqetësuese.
Video mesazhi:
https://www.youtube.com/watch?v=IIz8TwQBROs