Për Rolls Royce, inspirimi është kudo. Marka britanike luksoze për të ofruar shpirtin e aventurës në modelin e saj më të fundit Nautical Wraith, është frymëzuar tek jahtet e garave, duke futur në këtë model gjithë emocionin që mund të merrni në një anije në det të hapur që po lundron në maksimum të shpejtësisë.
Vetura luksoze është e pajisur me dy ton punim mjeshtëror, e ngjyrosur me Blu Arabike dhe të Bardhë Angleze. Një përzierje e jashtëzakonshme mes dy kulturave. Nëse Lorenci i Arabisë do të ishte gjallë, ai do të këmbente gjithë batalionin e tij me Rolls Royce ushtarakë me këtë veturë të prodhuar plot pasion dhe finesë nga mjeshtrat britanikë.
Pasi hapni derën, Nautical Wraith ju ndjell të merrni menjëherë kontrollin e timonit. E shihni moketin intrigues që mbulon kroskotin? Ai është në homazh të direkut të jahtit më të shpejtë, Riva Aquarama, modeli më i famshëm i Carlo Riva.
Ka një spirancë të gdhendur në mbulesën e ekranit, një simbol i inspirimit detar për prodhimin e Rolls Royce Nautical Wraith. Kudo që të hidhni vështrimin brenda kabinës, do të gjeni lëkurë me ngjyrat e vjeshtës e ndërthurur me linja blu marin. Tavani plot yje e bën atë edhe më speciale. Madje çdo tavan nuk është njësoj me tjetrin për motivet e yjeve.
Nën kofano do të gjeni një motor 6,6 litra diturbo V12 me 624 kuaj fuqi. Me këto të dhëna Wraith është modeli më i fuqishëm i linjës së tij. Rolls Royce Nautical Wraith fillon nga 304 350 dollarë dhe mundësitë për personalizim e makinës, nëse e keni portofolin mjaftueshëm të madh, janë të pafundme.

Më mbaj për dore Le Gramme


Çlirohuni me masazh

Robert Aliaj kundër sistemit
