KreuCelebrity

“Dedikim special për babin”, vajza e Gentian Demaliaj me klip të ri

Largimi i parakohshëm nga jeta i babait të saj e preku shumë, atë edhe publikun shqiptar. Por Edea Demaliaj duket se nuk e harron në asnjë momentin babain e saj të ndjerë, Gentian Demaliaj. Ajo ka sjellë një klip të ri të titulluar “Ne” për të cilin thotë se është një dedikim për të. Klipi “Ne” vjen si një baladë nga Edea, e cila shprehet se prej shumë kohësh e kishte gati si këngë, thjesht që ky ishte momenti i duhur për të publikuar klipin. “Jam shume e kënaqur me rezultatin e klipit aq më shumë kur është diçka për të cilin vërtetë ke punuar dhe e kupton se po shpërblehet. Kjo është periudha më e mirë për të nxjerrë një këngë në treg,”-shprehet Edea.  Rrugën e muzikës ajo thekson se po e vijon si për të atit ashtu edhe për veten e saj duke qenë se e adhuron muzikën: “Muzika ka qenë gjithmonë një pasion i përbashkët që të dy kemi ndarë dhe mendoj se këtë rrugë po e vazhdoj për të dy.” Megjithatë ajo ka ndërmend që të fokusohet tek studimet e saj dhe gjithashtu të shijojë moshën e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF