KreuStil Jetese

Fustanet e bardhë që kanë lënë gjurmë përgjatë viteve

Shpeshherë thonë se një fustan i bardhë është zgjedhja e duhur për të demostruar elegancë dhe finesë. Sigurisht çdo ngjyrë ka veçantinë e saj. Por zgjedhja e modelit të fustanit dhe ngjyrës së tij, përveçse shijeve dhe karakterit personal varet shumë edhe nga vendi se ku jemi duke shkuar, cilët do të jenë të ftuarit e tjerë dhe roli ynë. Teksa në ditët e sotme, moda ka evoluar duke sjellë vazhdimisht ndryshime të mëdha, ka disa fustane që do të mbeten ikonë, pavarësisht kohërave. Të paktën kështu i kanë përcaktuar stilistët dhe njerëzit e kësaj industrie.
Ndonjëherë e reja qëndron pikërisht tek e vjetra, thonë stilistët. E përgjatë rrjedhës së viteve, shumë elementë të modeleve të vjetra janë rikthyer sërish, të kombinuar me shije dhe elegancë. Ndërkohë shumë prej tyre shërbëjnë si objekt frymëzimi. Përmes galerisë së fotografive, ne ju risjellim disa nga fustanet e bardhë që kanë lënë gjurmë përgjatë viteve, së bashku me personazhet që i kanë veshur ato.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF