Ajo është ndër femrat më të bukura në Shqipëri dhe një fashioniste “par excellence”. Por ashtu si për çdo personazh publik edhe për Armina Mevlanin ka pasur thashetheme nga media të ndryshme se ka kryer operacione plastike. Por Armina ka vendosur t’i heshtë njëherë e mirë këto zëra. “Për të gjithë ata që më pyesin, jam 100% natyrale, zero botoks dhe nuk do të bëj kurrë botoks. E vetmja gjë që bëj në fytyrën time janë trajtime natyrale të fytyrës”, shkruan Armina. Ajo prej disa kohësh është në një lidhje me djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzenin.
