KreuCelebrity

Anulohet koncerti i Rihanna në Francë

Rihanna është e sigurt, duke marë parasysh sulmin e kamionit ne Nice, Francë. Si pjesë e turit të saj “Anti World Tour”, këngëtarja do të performonte dhe në Nice, vendin ku ndodhi tragjedia.
Duke marë parasysh faktin që ajo ndodhej në atë zonë në momentin e sulmit, është konfirmuar se ajo nuk është prekur nga tragjedia, e cila shënoi dhjetra të vdekur e të plagosur.
Rihanna do të performonte mbrëmjen e sotme në stadiumin Allianz në Nice, por koncerti i saj u anullua.
Kryebashkiaku i qytetit të Nices, Christian Estrosi, shkroi në Twitter që koncerti i Rihannës, gjithashtu dhe evente të tjera të planifikuara nuk do të zhvillohen.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF