Ajo prezantoi Shqipërinë në konkursin Miss World 2008 në Afrikën e Jugut, Johanesburg. Në dëshirën për të arritur sukses në modeling, Egla Harxhi duket se është e gatshme për të “treguar” shumë nga vetja. Në revistën “Utopian” në Paris, modelja shqiptare kaq zgjedhur të pozojë nudo. Fotografitë duket se janë shumë pranë natyrales, duke mos fshehur defektet e saj. Në imazhin, modelja flokëkuqe kaq zgjedhur të jetë e vetëm me një palë këpucë me taka shumë të larta, ndërsa mbulon gjoksin me një çantë kuletë. Në dy fotografitë e tjera ajo pozon “topless”, duke guxuar atë që pak modele deri më tani e kanë bërë, shkruan Iconstyle. Ashtu siç shkruhet edhe në tekst, modelja duket se është kthyer në një femër të lirë. Pakkush nga ata që e njihnin më parë Eglën mund të mendonin se ajo do të ishte kaq e guximshme, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme me fotografinë. Pas diplomimit për Arkitekturë, ajo vendosi më pas që të ndiqte ëndrrën e saj për t’u bërë aktore dhe për t’u zhvendosur në Paris, në shkollën e famshme të aktrimit Cours Florent.


Adrola Dushi, nga SHBA-ja në Azi!


Marina Vjollca “trondit” me këtë foto


Përgjaket koncerti i reperave shqiptarë!








Një mami sexy si Erla Mëhilli

Kur Aurela Gaçen e kap nostalgjia!




