KreuCelebrity

Urimi i ndjerë i Rita Orës për Majlinda Kelmendin!

Urimeve për fitoren historike të Majlinda Kelmendit në Lojrat Olimpike Rio 2016 i është bashkuar edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora. Ajo ka ndarë më afro 10 milionë ndjekësit e saj një status dedikuar xhudistes së ekipit të Kosovës.
“Nuk kemi pasur kurrë mundësinë të tregojmë talentin tonë, por tani që jemi të pavarur ne mundemi. Çfarëdo gjëje që kam bërë, e kam bërë duke qenë krenare që jam shqiptare. Jam kaq e lumtur të shoh këtë! Kjo më bën të qaj dhe nuk mund të isha më shumë se kaq krenare. Vazhdo #MajlindaKelmendi, ne po bëjmë tifo për ty”, ka shkruar Rita Ora.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja mbështet talentet e suksesshme shqiptare anembanë botës, apo që tregon me krenari origjinën e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF