Grupi Coldplay ka nderuar Leonard Cohen gjatë koncertit të tyre në Londër. Lideri Chris Martin në një moment zgjedh të këndojë në versionin akustik këngën e Cohen të vitit 1967 “Suzanne”. “E gjithë dashuria ime shkon për mjeshtrin Leonard Cohen, për këngët e tij të mrekullueshme.” – tha Martin në fund të performancës. “Ti më ndryshove jetën!”
Cohen, i cili është i njohur si biblioteka e klasikeve moderne, përfshirë “Sisters of Mercy” dhe “Hallelujah”, vdiq të hënën e 7 nëntorit në moshën 82 vjeçare.
Këngëtarët Lana del Rey dhe Rufus Wainwright ishin mes shumë artistëve të tjerë që nderuan artistin Cohen pasi mësuan të enjten lajmin e ndarjes nga jeta.
Për ironi të fatit, Cohen pak javë më parë shqetësoi fansat me deklaratën e tij për “New Yorker”: “Jam gati të vdes”. Por më pas i ka qetësuar ata duke sqaruar se: “Gjithmonë më ka pëlqyer të dramatizoj gjërat. Por unë kam si qëllim të jetoj përgjithmonë. Të paktën deri 120 vjeç.”
Legjenda e muzikës ka publikuar më 20 tetor, albumin e tij të fundit “You want it darker”.











Lady Gaga proteston përpara Trump Tower





Femrat shqiptare që “kaloi” Donald Trump

Jennifer Garner seksi për shopping


