Një sulm terrorist, një dridhje tërmeti, një agresion. Majfton vetëm një ngjarje stresuese për të shkaktuar reagime në tru që zgjasin në kohë. ky mekanizëm është analizuar për herë të parë nga studiues të Universitetit shtetëror të Milanos, falë një studimi që ripërcakton kufirin mes stresit kronik dhe atij akut duke hapur rrugë të reja për trajtimin e sëmundjeve neuropsikiatrike si Shqetësimet Post-traumatike nga Stresi.
Ky studim, i publikuar në revistën shkencore “Molecular Psychiatry”, tregon se një ngjarje e vetme stresuese mund të ushqejë emetimin në lëvoren verebrale, për të paktën 24 orë, të një substance që quhet “glutamat” (neurotransmetues i ngacmimeve). Më pas vërehet një atrofi i dendriteve, degëzimet që neuronet përdorin për të marrë sinjale. Pikërisht ky modifikim i strukturës së qarqeve neuronale mund të luajë një rol kryesor në shfaqjen e Shqetësimeve Post-traumatike nga Stresi.
Sikurse shpjegojnë autorët e këtij studimi, këto rezultate modifikojnë rrënjësisht dallimin tradicional që ekzistonte mes stresit akut dhe atij kronik. Në fakt, protokollët eksperimentues të stresit që përfaqësojnë modelet bazë për sëmundjet psikiatrike bazohen në ngjarje stresuese në periudha pak a shumë të gjata në kohë. Ndërkohë që në të vërtetë mjafton një ngjarje e vetme për të shkaktuar Shqetësimet Post-traumatike nga Stresi.
Përtej teorisë, ky studim ka edhe aspekte shumë të rëndësishme praktike. Përllogaritja e emetimit të glutamatit dhe të aspekteve që lidhen me të mundësojnë një model për të testuar barna të reja për të trajtuar Shqetësimet Post-traumatike nga Stresi, një sëmundje ndaj të cilës ende mungon një kurim i efektshëm.

Humbisni 3 kilogram për dy ditë!

10 shtetet më të paqta në botë



Zbulohet gjeni i vjeshtës!


Baktere që shërojnë Tokën!



Trurit i pëlqejnë mashtrimet!






Efektet e argjilës në lëkurë



