Ledri Vula, është parë së fundmi në shoqërinë e një vajze misterioze, duke ngritur thashetheme dhe spekulime në mediat rozë. Disa kanë aluduar se vajza në fjalë mund të jetë këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj.
Fotot u publikuan fillimisht nga portali Insajderi, duke nxitur zëra për një lidhje të mundshme romantike mes dy artistëve. Në pamjet e publikuara, shihet Ledri pranë një vajze që ka mbuluar fytyrën, por që duket afër tij, me disa detaje të dukshme në trup dhe duar. Sipas disa ndjekësve të vëmendshëm, tatuazhet që shfaqen në dorë dhe në zonën e belit ngjajnë me ato që ka këngëtarja Xhensila Myrtezaj.
Megjithatë, asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht. Së fundmi, Ledri i ka mohuar publikisht zërat që e lidhin me këngëtaren, duke i quajtur ato thjesht spekulime.



















