Orlando Bloom tërhoqi vëmendjen në dasmën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia, pasi u pa duke përqafuar një grua misterioze në pjesën e pasme të një taksie uji. Menjehere u perfol se mos ndoshta kjo femer ishte arsyeja e ndarjes.
Sot është zbuluar se ajo është Jamie Mizrahi, stiliste e njohur hollivudiane dhe mikeshë e ngushtë e ish-partneres së Bloom, Katy Perry, si dhe e Meghan Markle.
Jamie, 36 vjeç, është nënë e dy fëmijëve dhe punon me yje si Adele, Jennifer Lawrence dhe Britney Spears. Ajo është e martuar dhe jeton në Montecito të Kalifornisë, jo larg rezidencës së Princit Harry dhe Meghan-it, shkruan DailyMail.
Orlando, i cili është aktualisht beqar pas ndarjes nga Katy Perry, ndodhet në Itali për ceremoninë 20 milionë dollarëshe (18.7 milionë euro) që po mbledh emra të mëdhenj si Kim Kardashian, Ivanka Trump, Leonardo DiCaprio dhe Tom Brady. Ai është parë duke kaluar kohë me miq si Oprah Winfrey dhe duke shijuar kafen e mëngjesit në hotelin luksoz Gritti Palace.



















