Ish-kapiteni i Anglisë dhe legjenda e futbollit, Sir David Beckham, është fotografuar në një shtrat spitali, duke u rikuperuar pas një dëmtimi ende të paidentifikuar. Pamjet kanë ngjallur kureshtje dhe shqetësim në rrjetet sociale, ndërsa fansat janë të etur për më shumë informacion.
Fotografitë janë publikuar nga bashkëshortja e tij, Victoria Beckham, në llogarinë e saj në Instagram. Në njërën nga to, Beckham shfaqet i buzëqeshur me dorën e djathtë të fashuar dhe të mbështetur në një mbështetëse blu. Në imazhin tjetër, dallohet këmba e tij që del nga poshtë çarçafëve, ku bie në sy një byzylyk me mbishkrimin “shërohu shpejt”.
Edhe pse nuk është dhënë asnjë detaj zyrtar mbi natyrën e dëmtimit, gjendja e mirë shpirtërore e Beckham dhe buzëqeshja e tij në foto lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një dëmtim të lehtë, megjithëse disa dyshojnë se ai mund të ketë thyer krahun. Victoria nuk ka ndarë hollësi rreth mënyrës se si ndodhi lëndimi, duke lënë vend për spekulime në rrjetet sociale. Ndërkohë, fansat kanë reaguar me komente mbështetëse dhe urime për shërim të shpejtë.
Ngjarja ndodh vetëm pak javë pas ditëlindjes së 50-të të Sir David Beckham, i cili mbetet një nga figurat më të dashura në Britani dhe përtej saj – jo vetëm për arritjet e tij sportive, por edhe për imazhin si ikonë stili dhe kontributin e tij në filantropi.
-
-
Justin Bieber ndryshon emrin në Instagram, çfarë fshihet pas kësaj!
27 Qershor, 12:58



















